LAJMI I FUNDIT:

Rincon flet për herë të parë si lojtar i Juves

Rincon flet për herë të parë si lojtar i Juves

Transferimi më i ri i Juventusit, Tomas Rincon, ka folur për herë të parë para medieve si lojtari i Zonjës së Vjetër.

Ai ka thënë është krenar që do të veshë fanellën e Juventusit.


“Këto ditë po jetojë një ëndërr. Falënderoj shoqërinë që më besuan. Këtu po adoptohem shpejt me të tjerët pasi ka edhe shumë ameriko-latinë”.

“Njoh Sturaron dhe Mandragora që do të më ndihmojnë shumë. Pastaj është edhe Buffon, për mua portieri numër një në botë”.

“Nuk kisha asnjë dyshim për ta pranuar ofertën. Këtu do të jap gjithçka për të fituar. Zgjodha numrin 28 për shkak të moshës time dhe ditës që mbërrita në Torino”.

“Jam gati për ndeshjen me Bolognan. Jam përshëndetur me Allegrin, kemi punuar, por nuk kemi biseduar ende për rolin tim në ekip”.

“Në Venezuelë e kanë pritur të gjithë mirë lëvizjen time tek Juventus. Jam krenar për këtë”, ka thënë  Rincon. /Telegrafi/