LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e zbulon vetë vesin sekret

Ronaldo e zbulon vetë vesin sekret

Cristiano Ronaldo ka një ves, deri tani pothuajse të fshehtë, që lojtari i Real Madrid e ka zbuluar vetë. Bëhet fjalë për një lojë fati shumë të njohur, për as më shumë e as më pak, se sa të luajturit Bingo.

Portugezi është shpallur një “dashnor” i kësaj loje të fatit, që e ushtron në shtëpi për të kaluar kohën e lire. “Luaj Bingo, sepse më duket diçka shumë emocionuese,” – ka pranuar Cristiano Ronaldo në një deklaratë për “Morninglory Radio”.

Sipas CR7, kjo lojë e emocion dhe motivon “Ju mund të jeni duke pritur për një kohë të gjatë një numër të vetëm, për të përfunduar një lojë, por mund të shihni edhe miqtë tuaj ta marrin numrin me fat.”


Origjina e pasionit të tij për këtë lojë “addictive”, e cila është e përhapur në mesin e pensionistëve, shkon prapa, një dekadë më parë, kur portugezi mbërriti te Manchester United.Ai zgjodhi këtë mënyrë të veçantë për të mësuar të flaës anglisht si më parë.

Që nga ajo ditë, Bingo ka mbetur një nga “hobet” e tij. Ne e denim se një tjetër lojë i pëlqente CR7, përveç pokerit, ku gjithashtu luan rregullisht dhe merr pjesë në fushatat e marketingut, por tani na e zbuloi vetë se për çfarë bëhet fjalë. /telesport/