LAJMI I FUNDIT:

Klopp konfirmon mungesat e dy yjeve ndaj Cityt

Klopp konfirmon mungesat e dy yjeve ndaj Cityt

Jurgen Klopp ka folur rreth gjendjes së futbollistëve të tij të lënduar.

Liverpooli do të ndeshet në ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester Cityt, ndeshje kjo që zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 në Anfield.


Megjithatë, trajneri i ‘Reds’ duhet të bëjë pa mungesat e dy nga yjet kryesore të skuadrës, Philippe Coutinhos dhe Joel Matip.

Guardiola ishte prezent në stadiumin e Liverpoolit, ky është reagimi i Klopp
Lexo po ashtu Guardiola ishte prezent në stadiumin e Liverpoolit, ky është reagimi i Klopp

“Ai [Coutinho] është në rrugë të mirë, por i nevojitet ende kohë. Ashtu edhe Matip”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp.

“Por loja me Cityn, me siguri, është shumë herët, dhe në qoftë se loja ndaj Cityt është shumë herët, atëherë unë jam goxha i sigurt se edhe loja me Sunderland është shumë herët”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/