LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se përdori doping, Nasri përfundon nën hetime

Dyshohet se përdori doping, Nasri përfundon nën hetime

Samir Nasri do të hetohet nga autoritetet spanjolle për anti-doping.

Tretmani që ka marrë Samir Nasri në një klinikë në SHBA mund t’i kushtojë rëndë atij. Kështu të paktën raporton gazeta spanjolle El Pais, e cila tregon që Nasri do t’i nënshtrohet testeve antidoping me t’u kthyer nga pushimet.

E gjithë kjo ngjarje ka nisur të martën në mbrëmje ku profili i lojtarit të Sevillas në Twitter është hakuar dhe janë postuar disa mesazhe të cilat bënin me dije që Nasri përveç tretmanit që ka marrë në klinikën ‘DripDoctors’, ka përfituar edhe shërbime seksuale.


Lojtari ka reaguar menjëherë dhe ka njoftuar që të gjitha këto janë bërë nga dikush që i kishte hyrë pa leje në profil.

Vetë vizita e Nasrit në këtë klinikë i thyen rregullat nga Agjencia Botërore Anti-Doping, e cila nuk lejon marrjen e infuzioneve të cilat kalojnë 50 mililitra të substancave të ndaluara.

Siç shkruan El Pais, një zyrtar i Sevillas që nuk ka dashur t’i përmendet emri është çuditur sesi një klinikë mund të reklamojë një tretman që nuk është i ligjshëm.

Ditët në vijim do të tregojnë më së miri se a do të gjendet sasi e dopingut në gjakun e mesfushorit francez.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori