LAJMI I FUNDIT:

OEMVP i ndau çmimet për sipërmarrësit e vitit 2016

OEMVP i ndau çmimet për sipërmarrësit e vitit 2016

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbrëmë ndau çmimet për Sipërmarrësin e vitit 2016, i cili këtë vit shënoi jubileun dhjetëvjeçar, në të cilin u shpallën sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

OEMVP manifestimin e organizoi në bashkëpunim me Fondacionin Zhvillimor të Maqedonisë për Ndërmarrjet (FZHMN) dhe Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE). Bashkëorganizator ishte Qendra Kombëtare për Zhvillim të Inovacioneve dhe Mësimit Sipërmarrës (QKZHIMS), ndërsa mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë.


“Në kategorinë mikro kompani çmimi i parë shkoi për Hotel Scardus nga Tetova dhe pronarin Hashim Hasani, kompani anëtare e OEMVP-së, çmimin e dytë e fitoi kompania Çoko Avijators nga Shkupi dhe Biljana Kuklovski, ndërsa në kategorinë kompani të vogla çmimi i parë u ndajtë për kompaninë Sofa Studio nga Shkupi dhe pronarin Dean Badarevski, ndërsa çmimi i dytë për kompaninë EvroSurovina PA nga Manastiri dhe Vasko Bërdarovski.

“Jemi këtu të përkrahim në formë simbolike dhe të promovojmë ato sipërmarrës që shënuan vitin 2016, sepse suksesi i tyre është motivim për sipërmarrësit e rinj dhe sipërmarrësinë e vendit në përgjithësi, për gjithë ato që kanë ide mirëpo ende kanë dilema nëse ja vlen të investohet në vend. Së pari, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për misionin dhe rolin që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore tregoi në këto 10 vite të kaluara, duke qenë një zë dinjitoz i sipërmarrsisë pranë qeverisë, në mbrojtjen e interesave të biznesit dhe njëkohësisht si një partner konstruktiv i qeverisë në sygjerimet dhe idetë e vlefshme për përmirësimin e reformave, në kuadër të klimës së biznesit dhe më gjerë”, theksoi Kryetari Nebi Hoxha në fjalimin e tij të rastit.

Të dhënat sigurohen nga Regjistri Qëndror i RM, ndërsa përzgjedhja bëhet edhe përmes një pyetësori të plotësuar nga kompanitë, analizave në terren dhe bodimit përkatës, sipas kritereve të vendosura paraprakisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori