LAJMI I FUNDIT:

Padi penale kundër dy bullgarëve për vjedhje në Shkup

Padi penale kundër dy bullgarëve për vjedhje në Shkup

SPB në Shkup deri te Prokuroria Themelore ka ngritur padi penale kundër S.SH.G (25) dhe R.S.D (23) shtetas bullgar, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “vjedhje nga xhepi”, nga e cila kanë fituar pasuri të joligjore prej 12 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga gjykatësi i akuzës paraprake u është caktuar masa e dënimit prej 1 viti burg dhe u është ndaluar për 10 vjet të futen në Maqedoni.

Paratë e vjedhura janë vërtetuara dhe u janë kthyer të dëmtuarve, ndërsa të akuzuarit nuk kanë dashur t’a zbulojnë arsyen e vjedhjes./Telegrafi/