LAJMI I FUNDIT:

Paketa të Vitit të Ri për fëmijët e pjesëtarëve të ARM-së

Paketa të Vitit të Ri për fëmijët e pjesëtarëve të ARM-së

Sot në kazermën e “Strasho Pinxhur” në Petrovec, do të mbahet ceremoni për ndarje të paketave të Vitit të Ri për fëmijët e anëtarëve të vdekur dhe të lënduar të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky manifestim i njohur, po mbahet tradicionalisht me rastin e festave të fundvitit, ndërsa për të vegjëlit është atraktiv për shkak të ardhjes së “Baba Dimrit”, me helikopterin ushtarak të ARM-së./Telegrafi/