LAJMI I FUNDIT:

Pepe shpreson të rinovojë me Realin

Pepe shpreson të rinovojë me Realin

Pepe u ka treguar zyrtarëve të Real Madrid se do që të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në fund të karrierës.

Portugezi ka regjistruar paraqitje të mira në mungesë të kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos.


Dhe 33 vjeçari ka thënë se do të mbetet në Bernabeu deri në fund të karrierës, nëse i ofrohet kjo mundësi.

“Jam i qetë. Dua që ta ndihmoj Madridin, skuadrën që dua”.

“Shpresoj që klubi të më thërrasë për kontratë të re. Qëllimi im është të pensionohem këtu”, ka thënë Pepe.