Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq i cili tha se janë pajtuar pikërisht me ministren kosovare për murin, i cili nuk do të rrënohet, por vetëm do të ridizajnohet.
Në një prononcim të dhënë për Gazetën Blic, Edita Tahiri ka thënë se kjo deklaratë e Rakiqit nuk është e vërtetë, derisa është shprehur e bindur se muri do të rrënohet përfundimisht.
“Deklarata e Rakiqit nuk është e vërtetë”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se muri do të hiqet.
“Gjitha institucionet, pozita dhe opozita janë kundër këtij muri dhe logjikës së mureve. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i kuvendit e kanë bërë të qartë qëndrimin shtetëror se nuk do të ketë mur, do të hiqet së shpejti. Muri nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve në Bruksel. Në fakt me këtë muri të dirigjuar nga Serbia është shkelur marrëveshja e Brukselit”, tha ajo për Gazetën Blic.
Në anën tjetër, Rakiq u ka thënë sot mediave se “muri prej betoni ndërmjet jugut dhe veriut të Mitrovicës, nuk do të rrënohet, por do të ridizajnohet…”
“Çdo gjë do të bëhet duke u bazuar në projekt, i cili është i definuar nga viti i kaluar e që sivjet është konfirmuar në Bruksel”, ka shtuar Rakiq
Sipas tij, tashmë është arritur marrëveshja që muri të ridizajnohet me shkallë, me çka është pajtuar edhe Edita Tahiri.
“Bisedimet janë mbajtur në Prishtinë dhe kanë zgjatur disa orë. Është definuar çdo gjë qartë nga tri palët dhe muri do të shkurtohet për 90 cm dhe do të ndërtohen shkallët”, deklaroi Rakiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale