LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shënon dy gola për dy minuta (Video)

Barcelona shënon dy gola për dy minuta (Video)

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë e të tretë në derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit.

Është përsëri uruguaiani Luis Suarez, i cili ka ka shënuar golin për gjigantët katalunas dhe ka ngritur epërsinë në 2-0.

Goli i Suarezit erdhi në minutën e 67-të nga afërsia, pasi iu kthye topi nga portieri kundërshtar, që ndali një goditja të Lionel Messit, i cili kishte kaluar më para tre apo katër futbollistë kundërshtar.


Ndërsa, goli për 3-0 erdhi nga mbrojtësi Jordi Alba, i cili shënoi në minutën e 69-të dhe ky gol si duket vulosi fitoren e vendasve. /Telegrafi/

https://twitter.com/leedsaway/status/810593465063112704

https://www.youtube.com/watch?v=-Ug4YUpJnp8