LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi në finale të Kupës së Botës për klube (Video)

Real Madridi në finale të Kupës së Botës për klube (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore kundër Club America me rezultat 2-0.

Skuadra e Zinedine Zidane luajti me përbërjen më të mirë në këtë ndeshje, ku nuk mungoi as fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Mbretërit ishin më të mirë në pjesën e parë, por u desh të presin minutën e 45-të të kalojnë në epërsi.


Ndeshja e parë e Ronaldos pasi fitoi Topin e Artë

Ishte Karim Benzema ai që shënoi.

Në pjesën e dytë Real Madridi shënoi edhe një herë për të kaluar në finale.

Ishte më i miri në botë për vitin 2016, Cristiano Ronaldo, ai që shënoi.

Madrilenët do të takohen me Kashiman e Japonisë në finale të botërorit të klubeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=B_rYrw72HtI

https://www.youtube.com/watch?v=zyaXemKbHWs&feature=youtu.be&a