LAJMI I FUNDIT:

Seancë e KSHZ-së në Maqedoni, a do të ndryshojë numri i mandateve?

Seancë e KSHZ-së në Maqedoni, a do të ndryshojë numri i mandateve?

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të mbajë seancën e radhës ku do të shqyrtohen ankesat dhe parashtresat e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe të Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani në KSHZ kanë arritur 16 parashtresa, ndërkaq afati për dorëzimin e të njëjtave tashmë ka përfunduar. Një pjesë e parashtresave kanë të bëjnë me vendvotimet, kurse një pjesë kanë të bëjnë me rezultatet zgjedhore.

KSHZ-ja është e obliguar që për këto ankesa të vendosë brenda 48 orëve nga pranimi i tyre. Nëse do të arsyetohen këto ankesa dhe do të pranohen, atëherë pritet që të ndryshojë numri i mandateve.


Përndryshe, në rezultatet e para zyrtare, OBRM-PDUKM-ja mori 51 deputetë, LSDM-ja (49), pastaj BDI (10), Besa (5), Aleanca Shqiptare (3) dhe PDSH-ja (2)./Telegrafi/