LAJMI I FUNDIT:

Patate me të verdha veze

Patate me të verdha veze

Një recetë ndryshe me patate, por shumë e shijshme. E lëngshme mjaftueshëm, mund ta konsumoni dhe në drekë.

Përbërësit:

▪ 4 patate (në formë ovale)
▪ 16 shparguj
▪ 8 feta djathë (i tymosur)
▪ 4 vezë (të verdhat)
▪ sallatë e gjelbër
▪ kripë


Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj recete, qërojini patatet, duke ruajtur formën e tyre ovale. Prijini në gjysmë për së gjati dhe gërryejini nga brenda, duke krijuar hapësira boshe. Gatuajini në avull për 25 minuta.

Pastrojini ndërkohë shpargujt dhe prijini në mes, më pas në dysh për së gjati.

Thithni uji e patateve me letër kuzhine. Rrihini të verdhat e vezëve me pak kripë dhe hidhini në hapësirat boshe të patateve.

Vini dhe shpargujt me gjethe maruleje dhe gatuajini me avull për 10 minuta. Mbulojini me djathin dhe gatuajini dhe për 4-5 minuta të tjerë, deri sa djathi të mos jetë shkrirë i gjithi. (Shije)