LAJMI I FUNDIT:

Ishin 11 shtete që nuk i dhanë asnjë votë Ronaldos, mësoni kush mendoi se portugezi nuk e meritonte Topin e Artë

Ishin 11 shtete që nuk i dhanë asnjë votë Ronaldos, mësoni kush mendoi se portugezi nuk e meritonte Topin e Artë

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë për të katërtën herë në karrierë, por jo të gjithë menduan se ai ishte më i miri këtë vit.

Nga procesi i votimit, ishin 11 vende që e anashkaluan superyllin e Real Madridit duke mos i dhënë asnjë pikë.

Gazetarët anekënd botës – 173 në total, kanë votuar për fituesin meritor. Ata kanë mundur t’i japin pesë pikë zgjedhjes së tyre të parë, tri futbollistit të dytë të zgjedhur dhe një pikë lojtarit të tretë.


Vetëm 11 vende zgjodhën që të mos e përfshinin Ronaldon në listën e shpërndarjes së pikëve të tyre. Ato ishin: Uruguai, Turkmenistani, Suazilandi, Namibia, Rumania, Libia, Irani, Republika Qendrore Afrikane, Bolivia, Cape Verde dhe Andorra.

31-vjeçari i e fitoi çmimin prestigjioz falë një viti mahnitës me klubin dhe kombëtaren. Me Los Blancos, ai e fitoi Ligën e Kampionëve, kurse me Portugalinë triumfoi në ‘Euro 2016’. Për më shumë, gjatë këtij viti kalendarik, portugezi deri më tani ka shënuar 48 gola në 52 paraqitje.

Ai fitoi më shumë se dyfishin e votave të rivalit të tij më të afërt, Lionel Messi. CR7 mori 745 vota, kurse argjentinasi 316 vota. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori