LAJMI I FUNDIT:

Nisma pritet të dërgoj Thaçin në Kushtetuese?

Nisma pritet të dërgoj Thaçin në Kushtetuese?

Nisma për Kosovën, e ka në plan qe të dërgoj presidentin e vendit, Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese.

Partia e Fatmir Limajt nuk e ka në plan qe përfshirjen e Thaçit në zgjedhjet për kryetar të Drenasit ta denoncoj vetëm më komunikata publike, por materialet e mbledhura pritet t’i dërgoj tek gardiani i Kushtetutës se vendit. Në këtë parti as nuk e pohojnë dhe as mohojnë një opsion të tillë.

E në anën tjetër, burime të portalit ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se kjo parti e ka në plan qe të angazhoj avokat ndërkombëtar për ta dërguar të parin e vendit në Gjykatën Kushtetuese.


Sipas këtyre burimeve, Nisma ka mbledhur materialin e nevojshëm me të cilat po pretendon se Gjykata Kushtetuese do të ketë bazë të mjaftueshme për të konstatuar se Thaçi po shkelë aktin më të lartë juridik në vend.

Një ditë më parë kjo parti ka lëshuar një komunikate për media ku ndër të tjera shihen disa foto të presidentit Thaçi me kryetar të fshatrave dhe përfaqësues të bizneseve të komunës se Drenasit.

Po ashtu, Nisma më herët kishte reaguar për darkën e Thaçit me punëtorë të arsimit të kësaj komune në prag të hapjes se fushatës për kryetar të kësaj komune.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saj ishte bërë sebep për dorëheqjen e dy presidenteve.

Kujtojmë se Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli janë dy presidentë të cilët kishin dhënë dorëheqje nga ky funksion pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori