Efekti çudibërës: Arrat parandalojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti, obeziteti
Një studim i ri ka bashkuar të dhënat e sondazheve dhe studimeve të mëparshme lidhur me efektet e dobishme të arrave dhe frutave të thata; konsumimi i tyre zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Një grusht fruta të thata në ditë për t’u mbrojtur nga sëmundjet koronare të zemrës, kanceri, por edhe diabeti, nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe madje edhe obeziteti.
Këtë fakt e tregon me numra dhe përqindje një studim i madh i publikuar në BMC Medicine, i udhëhequr nga një ekip epidemiologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga Imperial College, në Londër dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë norvegjeze.
Sondazhi ka vlerësuar 29 studime ndërkombëtare që përmbajnë një total prej më shumë se 800 mijë njerëzish, burra dhe gra, ku përfshihen 12.000 raste të sëmundjeve koronare të zemrës, 9,000 infarkte, 18,000 raste mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri dhe 85 mijë vdekje, dhe arriti në përfundimin se një dozë ditore prej 20 gramë fruta të thata në ditë – sidomos arra, lajthi apo kikirikë – redukton me të paktën 30 për qind gjasat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, 15 për qind nga patologji kancerogjene, dhe 22 për qind rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Jo vetëm kaq: konsumi i një sasie prej 20 gramë frutash të thata në ditë lidhet, edhe pse me rezultate më pak të qarta se sa në rastin e patologjive të sipërpërmendura, edhe në zvogëlimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Dhe kjo, sipas autorëve të studimit, pavarësisht nga dallimet gjinore, shtirja gjeografike dhe faktorë të tjerë të rrezikut, të pranishëm në mesin e mijëra personave të përfshirë në studim.
Një efekt çudibërës në një sasi të vogël ushqimi të vetëm, që veç të tjerash konsiderohet botërisht shumë i shijshëm.
“Në studimet e lidhura me ushqimet, deri më tani pjesa më e madhe e hulumtimeve ishte përqendruar kryesisht mbi ‘vrasësit’ e mëdhenj të tillë si sëmundje të zemrës, iktusi dhe kancerin, por tani ne jemi duke mbledhur të dhëna edhe për sëmundje të tjera, – thotë Dagfinn Aune, studiues i shëndetit publik në Imperial College.
– Ne kemi zbuluar një reduktim të ndjeshëm të rrezikut nga sëmundje të ndryshme, çka është një tregues i fortë i një marrëdhënieje të vërtetë mes konsumimit të frutave të thata dhe rezultateve të ndryshme shëndetësore. Është një efekt mjaft i dukshëm për një sasi kaq të vogël ushqimi.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos