LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyrat më të lehta për ta SHPEJTUAR METABOLIZMIN

Tri mënyrat më të lehta për ta SHPEJTUAR METABOLIZMIN

Zakonisht mirëmbajtja e një trupi të mirë, hollë dhe shëndetshëm duket si një detyrë tejet e vështirë. Shumë njerëz ankohen se pavarësisht ushtrimeve fizike dhe ushqimit të shëndetshëm nuk kanë mundësi të fitojnë një trup të mahnitshëm.

Në raste të tilla faji i hidhet metabolizmit të ngadaltë dhe për këtë është mirë t’i dini disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit, transmeton Telegrafi.


Uji para shujtave

Një ndër mënyrat më të thjeshta edhe efiçiente për ta shpejtuar metabolizmin është pirja e ujit para çdo shujte. Dy gota ujë para shujtës janë metodë e mirë për ta shpejtuar metabolizmin në mënyrë të pa imagjinueshme.

Sipas disa studimeve hulumtuese të prezantuara në konferencën vjetore të American Chemical Society, thuhet se konsumimi i dy gotave ujë para çdo shujte kishte ndihmuar shumë persona t’i humbnin të paktën dy kilogramë më shumë krahas atyre që nuk e kishin bërë këtë.

Qeshni më shumë

Siç duket, tani keni më shumë arsye për të pushuar herë pas here në punë dhe për të qeshur aq më shumë që mundeni.

Kjo pasi që disponimi juaj vetëm sa e shpejton metabolizmin. Siç raportohet nga një studim në International Journal of Obesity, gjatë qeshjes e rrisim harxhimin e zakonshëm të energjisë (që do të thotë kaloritë e djegura) për rreth 10 për qind.

Pra, nëse ne qeshim fort për dhjetë minuta, mund t’i humbim 10-40 kalori ekstra.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është burim i mahnitshëm i antioksidantëve të cilët e shpejtojnë metabolizmin. Sipas një hulumtimi të publikuar në Journal of Clinical Nutrition, një sasi modeste e çajit të gjelbër është thuajse e barabartë me tri orë ushtrime fizike çdo javë për një periudhë tre mujore.

Një gotë me çaj të gjelbër pa sheqer e shpejton metabolizmin dhe e rrit djegien e përditshme të kalorisë për rreth 100 kalori. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori