LAJMI I FUNDIT:

Ja sesi duhet të veproni para fletvotimit

Ja sesi duhet të veproni para fletvotimit

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë.

Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00.

Kush mund të votojë?


Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohet gishti i madh i djathtë me UV llambë që të shihet nëse ka gjurmë nga UV spërkatësi pa ngjyrë, pastaj bëhet kontroll i dokumenteve për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i bordit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset. Para se të drejtohet votuesi te paravani për votim spërkatet me spërkatës pa ngjyrë.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat nga Lista zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi nga votuesit. Fotografitë personale do të jenë në formë si të letërnjoftimit ose pasaportës. Në certifikatë nga Lista zgjedhore do të shtypet fotografia nga ai dokument i cili është me datë më të re të dhënies. Sipas udhëzimeve të KSHZ-së gjatë konfirmimit të identiteti personal, votuesi është i obliguar para bordit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë në dokument për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund nga afër ta ndjekin konfirmimin e identitetit të votuesit.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista zgjedhore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori