LAJMI I FUNDIT:

Football Leaks: Një kosovar fitoi rreth 5 milionë euro nga imazhet e Pogbas

Football Leaks: Një kosovar fitoi rreth 5 milionë euro nga imazhet e Pogbas

Paul Pogba kishte një agjent shqiptar.

Ylli Kullashi është shqiptari i cili ka menaxhuar 40% të të drejtave të imazhit të futbollistit francez, në vitin 2014, derisa kishte përfituar rreth 5 milionë euro pas një marrëveshje të futbollistit të Manchester United me kompaninë e njohur Adidas, në vitin 2016, sipas rrjedhës së dokumenteve “Football Leaks”.

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba së bashku më agjentin e tij Oualid Tanazefti kanë përdor një kompani në det të hapur në ishullin Jersey për të fshehur paratë dhe për të ruajtur të drejtat e imazhit të futbollistit për arsye tatimore.


Rrjedhjet e dokumenteve “Football Leaks” të publikuara në mediumin francez Mediapart, pretendojnë se lojtari më i shtrenjtë në botë dyshohet se është përfshirë në mosmarrëveshje midis agjentit aktual të tij, Mino Raiola dhe ish-agjentëve Oualid Tanazefti dhe shqiptarit Ylli Kullashi, për të fituar kontrollin e imazhit të futbollistit.

Në vitin 2014, ish-agjenti dhe këshilltari i Pogbas, francezi Tanazefti dhe shqiptari nga Kosova Ylli Kullashi, arritën një marrëveshje me Pogban në nëntor të vitit 2014, e cila i dha dy menaxherëve Tanazefti dhe Kullashi të gjitha të drejtat e imazhit të lojtarit për një periudhë prej 15 vjetësh.

Siç shkruan Mediapart, e cila bazohet në dokumentet e “Football Leaks”, Tanazefti dhe Kullashi i blenë të drejtat e futbollistit për një shumë që sillej prej 1.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Në atë kohë, të drejtat e imazhit të Pogbas kaluan tek Tanazefti (i cili mori 60% të të drejtave të imazhit) dhe Ylli Kullashi (i cili mori 40% të drejtave të imazhit) përmes një kompanie nga Luksemburgu, raporton Insajderi.

Megjithatë, kur Raiola u bë përfaqësuesi i lojtarit, ai bëri gjithçka që t’i merrte të drejtat e imazhit të Pogbas, derisa ia arriti ta bënte një gjë të tillë në vitin 2015.

Raiola zhvendosi paratë nga të drejtat e imazhit të Pogbas në Jersey, një ishull në kanalin anglez, në të cilin ka kompani që fshehin paratë (offshore).

Pogba, më 16 mars të vitit 2016, nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë e veshjeve, Adidas, nga e cila do të fitonte 40 milionë euro.

Por siç raportonte gazeta e njohur franceze L’Equipe, disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëveshja me Adidas u bë e mundur pasi iu paguan nga pesë milionë euro për Tanazeftin dhe Kullashin. Ylli Kullashi është një menaxher futbollistësh nga Kosova, me banim në Francë.

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës

Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës

Ndërkombëtare
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohet shorti për fazën 'play-off' të Ligës së Evropës - Roma dhe Fenerbahce mësojnë kundërshtarët

Kompletohet shorti për fazën 'play-off' të Ligës së Evropës - Roma dhe Fenerbahce mësojnë kundërshtarët

Liga e Evropës
Man Utd ‘pajtohet’ për transferimin e objektivit kryesor të verës për Ruben Amorim

Man Utd ‘pajtohet’ për transferimin e objektivit kryesor të verës për Ruben Amorim

Premier League
Kalo në kategori