LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Jemi të pakonkurrencë!

Ahmeti: Jemi të pakonkurrencë!

Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton se dje ka përmbyllur aktivitetet ditore të fushatës në Gostivar. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në sheshin e Gostivarit, tha se subjekti politik që ai udhëheq do të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur në bindjet e tij dhe që do të angazhohet në të mirën e qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë në Maqedoni.

Ahmeti gjithashtu tha se ky do të jetë një mandat që kërkon kapacitete në të gjitha fushat, sidomos në ndërtimin e politikave dhe tejkalimit të problemeve që nuk kanë kohë për të pritur.


“Pasi analizova dhe shikova vlerat se me çfarë prezantohen ata, pasi pash se me çfarë programi duan të garojnë me BDI-në, vlerësova që aty nuk ka vlera por vetëm se ofendime, vetëm sharrje banale që nuk u ngjajnë shqiptarëve, pasi ne jemi të edukuar të mos përdorim një vokabular të atillë. Prandaj vlerësova se jemi të pakonkurrencë, dhe i dhash urdhër shefit të shtabit qendror që të ndërpriten të gjitha akivitetet partiake dhe ajo të shëndrohet në axhendë kombëtare, pasi këtë gjë mund ta bëjnë vetëm bijtë dhe bijat më të devotshme të popullit shqiptar. Kjo fushatë tashmë pesë ditë ka dimensionin kombëtar, ku unë kombit i drejtohem si një shqiptar. Bëhuni bashkë vëllezër e motra, thirrni ata që kanë luhatje apo hezitim, le t’i bashkohen doktrinës tuaj pasi edhe ata do të jetë të fituar”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.

Nga BDI edhe gjatë tubimit të sotëm në Gostivar përsëritën qëndrimin se të gjithë ata që nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar, dëshirojnë që ne të jemi të përçarë e të ndarë, prandaj shqiptarët duhet të mobilizohen dhe të gjithë bashkë të votojnë BDI-në dhe me këtë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014.  /Telegrafi/