LAJMI I FUNDIT:

Casillas thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Casillas thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Ish-ylli i Real Madridit dhe tani portieri i Portos, Iker Casillas ka barazuar rekordin e Ryan Giggs të Manchester Unitedit sa i përket numrit të paraqitjeve në fazën grupore të Ligës së kampionëve.

Porto me fitore 5-0 kundër Leicesterit ka kaluar në fazën e ardhshme dhe kështu ka thyer rekordin e uellsianit.

Leicester është ekipi anglez me humbjen më të thellë në histori të Ligës së Kampionëve (Video)
Lexo po ashtu Leicester është ekipi anglez me humbjen më të thellë në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

Portieri 35-vjeçar në 1/16 e finales së ligës elitare evropiane për klube është për të 17 herë në karrierën duke barazuar rekordin e mëparshëm të Ryan Giggsit, transmeton telegrafi


Gjatë 18 kampionateve sa u paraqit në fushë, vetëm një herë nuk arriti të kalojë grupin (vitin e kaluar me Porton).

Pas Casillasit dhe Giggsit në vendin e tretë ndodhet Paul Scholes me 16 paraqitje në fazën eliminuese.

Të gjitha lajmet nga Iker Casillas
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Iker Casillas

Andres Iniesta dhe Xabi Alonso kanë 14 paraqitje ndërsa Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Arjen Robben me 13 sosh.

Për më tepër, triumfi ndaj Leicesterit e kanë bërë që Casillas të jetë lojtari me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve. Casillas ka 97 fitore duke lënë pas Xavi Hernandezin me 96 sosh. /Telegrafi/