LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Vota e përçarë shqiptare, votë e sigurtë për OBRM-PDUKM dhe LSDM-në

Grubi: Vota e përçarë shqiptare, votë e sigurtë për OBRM-PDUKM dhe LSDM-në

Bartësi i listës për njësinë zgjedhore 1 Artan Grubi, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka thënë se votuesit shqiptarë duhet të unifikohen që të mos përçahet vota shqiptare.

Sipas Grubit, ndarja e votës në parti të vogla do të sjellë sërish dobësimin e faktorit shqiptar dhe përfaqësimit në kuvend, siç ishte rasti  me vitin 2011 kur u humbën 4 mandate shqiptare.

“Duke pas  këtë  parasysh  edhe  këtë  arsye,  kryetari  Ahemti  i ftoi  partitë  e vogla  dhe  iniciativat  qytetare  që të  bashkohen  në mënyrë  që të fitojnë  shqiptarët dhe  të fitojë kombi shqiptar.   Pasi këto parti të vogla dhe iniciativa u bënë copë-copë dhe  pikë e pesë,  akoma pa fituar legjitimitetin,  atëherë  shqiptarët në  zgjedhjet  e 11 dhjetorit kanë vetëm një zgjedhje, atë që të bashkohen, me Ali Ahmetin dhe  BDI-në”, deklaroi Grubi.


Këto zgjedhje janë historike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme andaj dhe përçarja e votës dhe shkuarja huq e votës nuk duhet lejuar nga votuesi shqiptar, shtoi më tej Grubi.

“Çdo votë për këto iniciativat e përçara, shkon në favor të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së, duke  dobësuar  jashtëzakonisht  prezencën  shqiptare  në  Kuvendin e  Maqedonisë  dhe duke  dëmtuar  interesat  shqiptare”,  u shpreh Grubi.

Partitë shqiptare arritën një numër të madh të deputetëve në vitin 2008 kur u arrit numri i 29  mandateve të përfaqësuar nga 29 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori