LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i pabesueshëm i jetimit: Kur ishte 7 vjeç peshonte 4 kilogramë, shihni si duket tani! (Foto/Video,+18)

Transformimi i pabesueshëm i jetimit: Kur ishte 7 vjeç peshonte 4 kilogramë, shihni si duket tani! (Foto/Video,+18)

Priscilla Morse fluturoi vitin e kaluar për të adoptuar një djalë shtatë-vjeçar me nevoja të veçanta pasi kishte parë fotografitë e jetimit në Facebook.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kur zonja Morse mbërriti në jetimoren bullgare për të finalizuar adoptimin e Ryan, ai peshonte vetëm rreth 4 kilogramë dhe ishte në prag të vdekjes.


Por pas më shumë se një viti me familjen e tij të re në Tenesi, Ryan është duke fituar peshë dhe duke filluar të flasë.

Në fotot e bëra këtë muaj, Ryan nuk duket fare si një fëmijë i kequshqyer i cili kishte nevojë që të shkonte drejt në spital, sapo kishte mbërritur në SHBA. Eshtrat e Ryan nuk janë më të dukshme përmes lëkurës së tij dhe ai buzëqesh si çdo djalë i lumtur dhe i shëndetshëm.

Zonja Morse ka thënë se së pari kishte mësuar rreth Ryanit kur ajo po kërkonte në Facebook, në qershor të vitit 2014.

Ajo dhe burri i saj David shpejt vendosën që të adaptonin djalin.

Dhe në fund të tetorit të vitit 2015, ajo kishte fluturuar në Bullgari për të finalizuar adoptimin e Ryanit, përcjell Telegrafi.

“Takimi i parë ishte shumë i frikshëm”, ka rrëfyer Morse. “Ai ishte vetëm kockë dhe lëkurë – dukej si një skelet. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte ‘ai do të vdesë’”.

Dhe sapo që arritën në SHBA, ajo e dërgoi atë në një spital të fëmijëve, ku mjekët menjëherë e vunë në një tub të të ushqyerit.

“Kurrë nuk kam parë që mjekët të shikojnë një fëmijë dhe qajnë”, ka rrëfyer ajo. Ata thanë: “Na vjen keq, ai me siguri do të vdesë”.

Çifti ka gjithashtu edhe dy fëmijë biologjikë të tyre, Dylanin e tyre 13-vjeçar dhe Jackun shtatë-vjeçar dhe një vajzë shtatë vjeçare McKenzie, të cilën e kanë adoptuar nga Rusia në vitin 2012. Ashtu si vëllai i saj Ryan, McKenzie është gjithashtu me nevoja të veçanta. Ajo ka sindromën Down dhe defekt të lindur të zemrës. /Telegrafi/

f1

f2

f3

f4

f5

f6

f7

f8

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori