LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Singapori bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik

Kosova e Singapori bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik

Njohja e Republikës së Kosovës nga Singapori tashmë ka dhënë rezultatin e parë. Prej tash Republika e Kosovës nga fuqia ekonomike zhvillimore e Singaporit do të fillojë të përfitojë menjëherë në shumë fusha, veçmas nga Programi i Bashkëpunimit i Singaporit (SCP).

Ky program është themeluar në vitin 1992 për të shërbyer si platformë primare, përmes të cilit Singapori ofron asistencë teknike për vendet e tjera. Singapori do të ndajë përvojën dhe ekspertizën e tij, në mënyrë të veçantë, në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin ekonomik me Kosovën, duke ofruar specializime për nëpunësit publikë të Kosovës.

Për fillimin e zbatimit të këtij programi në Kosovë, që nga janari i vitit të ardhshëm, janë dakorduar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Singapori, Vivian Balakrishnan.


Nga ky program, Kosova çdo vit do të dërgojë nëpunësit civilë të saj për të marrë njohuri nga përvoja e Singaporit në zhvillimin ekonomik.

Deri më sot, SCP ka trajnuar mbi 100.000 zyrtarë qeveritarë nga 170 vende. Çdo vit, Singapori realizon rreth 300 kurse specializimi për rreth 7.000 zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota. Specializimet ofrohen në një gamë të fushave të tilla si, qeverisja publike dhe administrata, tregtia dhe zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe planifikimit urban, aviacioni civil, transporti publik, arsimi, shëndetësia, si dhe teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK).

Singapori javën që shkoi u bë vendi i 113 që e njohu Republikën e Kosovës dhe me të cilin u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ministri Hoxhaj së shpejti pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Singapor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori