LAJMI I FUNDIT:

NATO i thotë jo Serbisë për radarin e kontrollit ajror në Kosovë

NATO i thotë jo Serbisë për radarin e kontrollit ajror në Kosovë

Drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovqanin, ka pranuar se i është refuzuar kërkesa nga NATO që të kenë nën kontroll radarin e kontrollit ajror në Kosovë, shkruan B92.

Kompania e vetme në Serbi që është pjesë e Bashkimit Evropian, ka prezantuar projekte serioze që i kontribuojnë SMATSA-s të jetë në krye të Eurocontrol-it, që ka 44 shtete anëtare, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, SMATSA është në finalizimin e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, si dhe radarin primar dhe atë sekondar në Beograd dhe në Besna Kobil afër Vranjës, duke  pranuar se janë duke punuar në përmirësimin e harduerëve dhe softuerëve të sistemit që është në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.


“Ndërtimi i kullës së re në aeroportin “Nikola Tesla” dhe aneks ndërtesa do të jetë një nga detyrat më të rëndësishme në vitin 2017”, ka deklaruar Rovqanin duke shtuar se kulla do të jetë njëra nga markat kryesore të aeroportit të Surqinit.

“Radari në Besna Kobil në Vranjë, ndërtimi i të cilës do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, është gjithashtu i rëndësishëm për pjesën jugore të Serbisë, pas mbylljes së kullës në Kopaonik. Falë kësaj kulle do të mund të shohim gjithë Ballkanin, dhe nuk do të varemi nga radari që nuk po na e kthen NATO. Shumë herë kemi kërkuar nga NATO të na e kthej atë radarë, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën, dhe për këtë kemi vendosur që të mos presim dhe ta ndërtojmë tonin”, ka shtuar Rovqanin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori