LAJMI I FUNDIT:

CNN: BE-ja po kërcënohet nga shpërbërja, a po mbetet Gjermania e vetme në krye të saj?

CNN: BE-ja po kërcënohet nga shpërbërja, a po mbetet Gjermania e vetme në krye të saj?

Ndërsa Donald Trump është duke u përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, kurse Theresa May për Brexitin, Bashkimi Evropian gjatë vitit të ardhshëm pritet të ballafaqohet me pasojat e tërmetit politik të këtij viti, pas të cilave Gjermania mund të gjendet në rolin e liderit të vetmuar.

Renacionalizimi i politikës, refuzimi i globalizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që kanë karakterizuar rendin botëror pas vitit 1945, janë bërë gjithnjë e më popullore, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, Bashkimi Evropian është duke u penguar. Kryeministri italian Matteo Renzi sipas gjitha gjasave do të humbasë mbështetjen e referendumit mbi reformën kushtetuese që do të mbahet gjatë vikendit, që sigurisht do të sjellë deri tek dorëheqja e tij dhe rritja e partive anti-evropiane në Itali.


Në Austri, siç po duket, presidenti i ri do të jetë Norbert Hofer nga Partia e ekstremit të djathtë (FPO).

Geert Wilders, nga partia anti-islame dhe anti-evropiane në Holandë që ka bërë thirrje për pranverën patriotike evropiane dhe që ka premtuar se Holanda sërish do “të jetë e madhe”, mund të fitojë zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, siç raportohet, Bashkimi Evropian frikësohet më së shumti nga zgjedhjet brenda dy anëtarëve më të mëdhenj – Gjermanisë dhe Francës.

Drejtuesit e integrimit evropian Parisi dhe Berlini, tani janë duke u përballuar me të djathtën ekstreme të Frontit Kombëtar dhe Alternativën për Gjermaninë, edhe pse ka pak gjasa që ata të fitojnë zgjedhjet.

Megjithatë, me shumë se populizmi, Bashkimi Evropian po kërcënohet nga rritja e “përçarjes” nërelacionin gjermano-francez, kurse për shkak të drejtimeve tëndryshme në të cilët janë duke lëvizur Parisi dhe Berlini, çdo vizion strategjik afatgjatë për BE-nëështë pothuajse i pamundur, transmeton Telegrafi.

Franca është duke iu kthyer vetes, duke e lënë të vetmuar Gjermaninë në krye të BE-së – qëështë edhe më e vështirë duke marrë parasysh faktin se Britanikët po largohen.

Kandidati Republikan në Francë, Francois Fillon sipas gjitha gjasave do të përballet me Marie Le Pen nga Fronti Kombëtar, që sigurisht do ta mund.

Në Gjermani, Angela Merkel pritet të fitojë mandatin e katërt, ku nën presionin e votuesve gjermanë por edhe të komunitetit ndërkombëtar do të jetë si “mbrojtësja e fundit” e demokracisë liberale të moderuar.

Dhe derisa të gjithë sillen rreth vetes, Gjermania do të gjendet në pozitën të cilën kurrë nuk e ka dashur të jetë – të tentojë që e vetmuar të udhëheqë Evropën. Ndërsa sfidat janë të shumta – Brexit, Rusia, Turqia, emigrantët, kriza e eurozonës dhe i paparashikueshmi Donald Trump e përfundon këtë analizë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori