LAJMI I FUNDIT:

Milani monitoron situatën e Rodriguez

Milani monitoron situatën e Rodriguez

Problemet e Fiorentinas me kontratën e Gonzalo Rodriguezit e kanë alarmuar Milanin që mund ta kërkojë lojtarin në janar.

Mbrojtësi dëshiron ta rinovojë kontratën me Violan, duke qenë se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit.

Mirëpo, agjenti i tij ka njoftuar se klubi nuk ka bërë asnjë ndryshim nga oferta e bërë një javë më parë.


Fiorentina dëshiron t’ia ulë pagën aktuale 32-vjeçarit, i cili dëshiron t’i ruajë kushtet e marrëveshjes aktuale. Prandaj, kjo mund të bëjë që ai të largohet.

Sipas calciomercato.com, Rossonerët janë alarmuar për këtë situatë dhe Vincenzo Montella po e kërkon lojtarin me të cilin ka punuar te Viola. /Telegrafi/