Bazuar ne matjet e realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit në Prishtinë në zonë urbane dhe sub urbane përkatësisht oborri i ndërtesës Rilindja dhe oborri i Institutit Hidrometerorologjik), gjatë periudhës 26 – 29 nëntor, është regjistruar përmirësim i cilësisë së ajrit për të gjithë parametrat e monitoruar e veçanërisht për grimcat ne ajër (PM10 dhe PM2.5).
Aktualisht vlerat e PM10, për të cilin ishin regjistruar tejkalime ne ditët e mëparshme janë brenda kufijve të lejuar të vlerave mesatare ditore (50ug/m3).
“Nga analiza e rezultateve te fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt se gjate këtyre ditëve vlerat e regjistruara për PM2.5, kanë qenë brenda kufijve të lejuar me përjashtim të datës 26.11.2016 ku vlera maksimale e mesatareve ditore e regjistruar ka qenë 55 ug/m3, që korrespondon me zonën e portokalltë e që në bazë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) është e ndjeshme vetëm për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje”, kanë njoftuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Vlerat e regjistruara gjatë ditëve të tjera kanë qenë brenda normave të lejuara përkatësisht në zonën e verdhë dhe të gjelbër të Indeksit të Cilësisë së Ajrit, që i takojnë zonës me cilësi të kënaqshme të ajrit.
“Ndërsa sa i përket vlerave kufitare ditore me PM10, tejkalime janë regjistruar vetëm më 26 nëntor me 65 ug/m3, ndërsa në të gjitha ditët tjera vlerat kanë qenë brenda limiteve dhe sillen mes vlerave 20 ug/m3 deri 37 ug/m3”.
Ky përmirësim i gjendjes, sipas zyrtarëve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës.
“Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPunë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
A ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United