LAJMI I FUNDIT:

Pallaska, në “Përballje” për kombin në RTV Dukagjini: Sali Berisha, person i vdekur politikisht (Video)

Pallaska, në “Përballje” për kombin në RTV Dukagjini: Sali Berisha, person i vdekur politikisht (Video)

Avokati nga Prishtina, Dastid Pallaska, i është përgjigjur ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili javën e kaluar – në një intervistë për RTV Dukagjini – kishte deklaruar se ata që flasin për komb kosovar janë titistë – jugosllavë!


Pallaska, në emisionin “Përballje” – që është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini – tha se Berisha është person që politikisht ka vdekur e po mundon të rikthehet duke keqpërdor kombin.

“Një njeri i cili e ka mbajt luftën e Millosheviqit në Kroaci dhe në Bosnje, me furnizim me naftë (në kohën kur e gjithë ish-Jugosllavia ka qenë nën sanksione ndërkombëtare), me të mbajt sot fjalim për shqiptarinë, mundet me qenë pjesë e ndonjë emisioni humoristik “, ka deklaruar Pallaska në emisionin “Përballje”.

Sali Berisha: Këta që pretendojnë për kombin kosovar, janë me gjak titist jugosllav (Video)
Lexo po ashtu Sali Berisha: Këta që pretendojnë për kombin kosovar, janë me gjak titist jugosllav (Video)

Për debatin e Kosovë-Shqipëri për “identitetin kombëtar”, për kombëtaret e për tema tjera është diskutuar gjatë në emisionin “Përballje”. Aty, aktori Kushtrim Sheremeti, që është pjesë e Lëvizjes për Bashkim, ka deklaruar se debati për kombin Kosovë-Shqipëri nuk ekziston.

“Debati i tillë si me fole, a është qumështi i bardhë a i kuq!? Na mundemi me jep mendime që nuk është krejt i bardhë, po është pak ma i kuq, po qumështi është i bardhë”, thotë ai. “Jemi shqiptarë dhe kjo nuk diskutohet”.

Në këtë debat të pranishëm ishin edhe regjisori Fatos Berisha dhe stilistja Enkelejda Shatri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori