Më datë 28 nëntor 2016, rreth orës 04:20, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka pranuar informacionin se disa persona të dyshuar kanë hedhur mjete të dyshuara (koktej molotovi) në objektin e Konsullatës turke në Prizren dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Siç njofton policia, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë këtij sulmi, përderisa ka pasur disa dëme të vogla materiale.
Policia e Kosovës, thotë se në koordinim me të gjitha njësitë tjera relevante të rajonit të Prizrenit dhe prokurorinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar në këtë rast.
“Njësitet e forenzikës kriminalistike të Policisë së Kosovës kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes duke u bazuar në dëshmi dhe video incizime relevante për procedim sa më profesional të rastit, zbulimin e tij dhe identifikimin e kryesve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë sekuestruar: Një shishe qelqi e tymosur e pa thyer, ngjyrë e kaftë, copëza qelqi të thyera në vend të ngjarjes si dhe një pjesë e kupëzës së betonit dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit rajonal policor pas një hetimi të shpejtë dhe profesional duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në teren kanë arrit që ta identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast (tipi dhe targat e automjetit të njohura për Policinë), dhe të njëjtin e kanë ndaluar në rrugën ”Edit Durham” në Prizren.
Gjatë kontrollit në automjet janë identifikuar tre personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast.
Policia ka konfiskuar për ekzaminim edhe automjetin e dyshuar si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive tjera janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast për në polici janë shoqëruar edhe dy persona tjerë të dyshuar.
Gjithsejtë pesë persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë