LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton thellë, rrëmben vendin e dytë (Video)

Milani fiton thellë, rrëmben vendin e dytë (Video)

Milan ka shënuar fitore 4-1 në udhëtim te Empoli .

Djelmoshat e Vincenzo Montellas kanë vazhduar me formën e tyre të mirë, duke shënuar edhe një fitore në Serie A, fitore që e dërgon në vend të dytë, me katër pikë më pak se Juventusi.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me Milanin që ishte për një nuancë më e mirë sesa Empoli, por të dy skuadrat shënuan nga një gol.


lapadula

Fillimisht ishte Gianluca Lapadula, i cili kaloi Milanin në epërsi në minutën e 15-të pas asistimit të Susos, por pas vetëm dy minutash vendasit barazuan me Riccardo Saponaran dhe më barazim 1-1 skuadrat shkuan në pushim.

saponara1

Në pjesën e dytë, Montella kishte motivuar mirë futbollistët e tij që gjetën edhe tri herë të tjera golin për të shënuar një fitore të thellë.

Luhej minuta e 61-të e ndeshjes, kur spanjoll Suso shënoi golin e epërsisë pas asistimit të Ignazio Abates, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Andrea Costa shënoi autogol pas një topi të dërguar në zonë nga Giacomo Bonaventura.

suso

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi sulmuesi italian, Gianluca Lapadula, i cili shënoi në minutën e 78-të për 4-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

lapadula1

Në ndeshjen e ardhshme, Milani e pret në shtëpi Crotonen, ndërsa Empoli udhëton te Sassuolo./Telegrafi/