LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Ronaldo mund të shënon në çdo kohë, tani mendojmë për El Clasicon

Zidane: Ronaldo mund të shënon në çdo kohë, tani mendojmë për El Clasicon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Sporting Gijon.

Tekniku francez ka thënë se është i lumtur me pikë e fituara dhe se tani mendon për takimin në Ligën e Kampionëve dhe atë ndaj Barcelonës në El Clasico.


“Kushtet atmosferike? Ishin të njëjta për të dy skuadrat. Nuk ishte moti faktor i mos paraqitjes tonë të mirë, çaluam në disa gjëra tjera”.

Kjo është arsyeja pse ‘Fly Emirates’ dhe logo nuk duket qartë në fanellat e Realit ndaj Gijonit (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është arsyeja pse ‘Fly Emirates’ dhe logo nuk duket qartë në fanellat e Realit ndaj Gijonit (Foto)

“Duhet të jemi të kënaqur me tre pikë e fituara, sepse gjërat nuk shkuan ashtu si pritëm ne”.

“Cristiano mund të shënon në çdo kohë. Sot shënoi dy gola dhe punoi shumë, ashtu si çdo lojtar tjetër.”

“Sinqerisht nuk jam i merakosur, por nuk kemi fituar ende asgjë. Tani po mendoj për Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/