LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Kumanova do të bëhet me qendër urgjente

Todorov: Kumanova do të bëhet me qendër urgjente

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov, sot ka qëndruar në Kumanovë ku edhe ka premtuar se partia e tij ka përgatitur investim prej 900 mijë euro për ndërtimin një qendre urgjente në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Kumanovë kemi filluar me ndërtimin e një qendre urgjente të re, gjithë procedurat kanë mbaruar dhe shumë shpejt do të fillojmë me realizimin e asaj që është premtuar në programin tonë. Kjo qendër do të ngrit nivelin e gjithë spitaleve të Kumanovës”, deklaroi Todorov./Telegrafi/