LAJMI I FUNDIT:

Rusia arreston një oficer për shkak të spiunimit për Ukrainën

Rusia arreston një oficer për shkak të spiunimit për Ukrainën

Pjesëtarë të shërbimit federal të sigurisë ruse kanë arrestuar ish-oficerin e marinës ruse në Krime për shkak të dyshimit se ka spiunuar për ushtrinë e Ukrainës, njofton agjencia Interfax.

Shërbimi i sigurimit të Rusisë bëri të ditur se ish-kapiteni i marinës është arrestuar të martën.

Ai ka grumbulluar informata për aktivitetet e flotës ruse në Detin e Zi.