LAJMI I FUNDIT:

ISO Standardet në Fokus të Punëtorisë së Odës Amerikane

ISO Standardet në Fokus të Punëtorisë së Odës Amerikane

Në punëtorinë e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ISO standardet u identifikuan si kritere bazike të cilësisë për depërtim në tregun Evropian si dhe për ndërtimin e infrastrukturës së cilësisë mbi këto standarde.

Hafiz Gara, Kryeshef Ekzekutivi Agjencisë Kosovare për Standardizim vlerësoi se ISO standardet janë parakusht për krijimin e cilësisë, qoftë të produkteve, proceseve apo edhe shërbimeve, duke shtuar se kjo agjenci është duke punuar për të amenduar ligjin aktual në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Si sfida kryesore për implementimin e mirëfilltë të ISO standardeve në Kosovë, Gara përmendi sektorin e çertifikimit si dhe numrin e vogël të standardeve.

Sipas tij, çertifikimet janë të domosdoshme për të krijuar validitetin e një kompanie, duke shtuar se kjo agjenci është në punë për krijimin e një sektori të çertifikimit brenda kësaj agjencie. Sfidë tjetër u konsiderua numri i standardeve në vend, i cili do të ndikonte që Kosova të jetë më afër anëtarësimit në Bashkim Evropian.


Ylber Beqiri, Konsulent në MDA tha se cilësia e produkteve dhe shërbimeve është kulturë organizative që nënkupton strukturën, vendimmarrjen si dhe çdo veprim në përputhje me kërkesat dhe standardet. Sipas Beqirit, standardet përcaktojnë objektivat e cilësisë së një kompanie dhe njëkohësisht investimin e kompanisë me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe shtyrjes përpara të një standardi të caktuar, duke pasur parasysh që përmirësimi dhe ruajtja e cilësisë janë synimet kryesore të çdo kompanie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori