Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, lansoi Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijës, i cili nxori në pah se si Kosova performon në më shumë se 600 indikatorë, të përshtatura nga lista zyrtare e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Kryeministri Isa Mustafa i cili ndër të tjera potencoi se Indeksi është një mjet i dobishëm, që siguron një qasje avokuese të bazuar tek provat në diskutimet e politikave; identifikon nevojat dhe mangësitë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve; krijon mundësi për krahasime brenda rajonit për qëllim avokimi dhe financimi; nxit përmbledhje të dhënash, si dhe unifikon përpjekjet mes sektorëve të ndryshëm në bazë të parimeve të përbashkëta.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se është shumë me rëndësi që ofrimi i evidencave të bazohet në indikatorë konkret për të matur të arriturat dhe zbrazëtirat në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kanë parë përmirësime në kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mendojnë se duhet të bëhet më shumë përmes alokimit të buxhetit adekuat për mbrojtjen e fëmijëve dhe krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets theksoi se çdo herë kur dështohet të mbrohet një fëmijë, dështon edhe shoqëria.
Ajo inkurajoi institucionet e Kosovës, që t’i ndërtojë kapacitetet e kërkuara, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, deklaroi se investimi në fëmijë, është investim në të ardhmen e Kosovës. Por sfidë sipas tij mbetet implementimi i kornizës ligjore ekzistuese.
Të gjeturat e Indeksit tregojnë që Kosova ka krijuar legjislacion të mirë për mbrojtjen e fëmijëve, por pikë të ulëta ka marrë në ofrimin e shërbimeve, kapaciteteve dhe llogaridhënies.
Të dhënat krahasimore në mes të shteteve tregojnë që Kosova duhet të ndërhyjë menjëherë në fushën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijët të cilët punojnë punë të rënda, ku Kosova radhitet në vendin e tetë nga nëntë shtetet ku është implementuar Indeksi sa i përket mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në vendin e pestë sa i përket mbrojtjes së fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.
Indeksi njeh poashtu progresin e arritur në Kosovë sa i përket mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror.
Disa nga rekomandimet kryesore të Indeksit janë:
- Adoptimi i standardeve financiare për të financuar në mënyrë të duhur shërbimet dhe për ti vënë në linjë me standardet e cilësisë. Pa standarde financiare të vendosura, është vështirë të sigurohet buxheti i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për shërbime.
- Krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm, të pavarur për monitorim dhe inspektim për kontrollin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve private dhe publike dhe për administrimin e licencimit.
- Krijimi i planit për financim të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve sociale në tërë Kosovën përmes krijimit të grantit specifik për shërbime sociale.
- Mbledhja e të dhënave për të përcaktuar dominimin e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë