LAJMI I FUNDIT:

Diaspora hap fabrikë në Junik

Diaspora hap fabrikë në Junik

Në komunën e Junikut sot është përuruar fabrika e gypave të ujit, “German Plast”, investim ky i ardhur nga diaspora.

Familja Krasniqi tashmë ka etabluar bisneset e veta në Gjermani në fushën e ndërtimtarisë dhe hotelierisë, por viteve të fundit ka investuar miliona edhe në
Kosovë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërsa të hënën ka hapur edhe fabrikën e gypave të plastikës “German Plast”.
Me këtë rast investitori, Agron Krasniqi, tha se me investime është prezent në Kosovë tash e tetë vjet ku në vitin 2008 për herë të parë kishin parë mundësitë që ofronte Kosova për të bërë biznes.

“Ne jemi tash e tetë vjet në Kosovë me investime kryesisht në fushën e infrastrukturës, bujqësi dhe tash me ‘German Plast’. E kemi parë hapësirën që mundemi sadopak të ndikojmë në zhvillimin e Kosovës dhe ndikimin e të ofruarit punësim në territorin e Kosovës, kështu që në 2008 kemi filluar me biznesin si ‘Vëllezërit Krasniqi’ dhe mandej ‘Krasniqi Plant’ dhe së fundi edhe me ‘German Plast’, me kompaninë për përpunimin e gypave”, tha Krasniqi.
Ai tha se me investimet e familjes së tij janë hapur 110 vende pune, numër ky që rritet gjatë sezonës verore.


Në hapjen e fabrikës “German Plast”, ishte i pranishëm edhe ministri i diasporës Valon Murati.
Punën e kësaj ministrie e çmoi investitori Krasniqi.

“Të bërit biznes në Gjermani dhe të bërit biznes në Kosovë ndryshon shumë, njerëzit kanë nevojë për përkrahje për idetë, për ofrimin e mundësive që ato përvoja që i kanë mësuar në shtetet e Evropës t’i bien në Kosovë dhe realisht ka potencialin, ne jemi popull i ri kemi potencial mjaft. Pse jo ka mundësi që edhe në Kosovë të bëhet biznes dhe të bëhet biznes i mirë”, tha Krasniqi.

Vet ministri Murati, tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse nuk është vetëm investim financiar por është edhe investim në dije.
“Ky investim është edhe njëherë dëshmi se diaspora shqiptare, bizneset tona kanë potencial të vijnë të investojnë, kanë vullnet të vijnë të investojnë dhe ky investim nuk është vetëm një investim ta them financiar është edhe investim në dije, është edhe investim në shkathtësi dhe aftësim profesional për atë çka ne kemi shumë nevojë”, tha Murati.

Ai më tutje tha se Ministria e Diasporës po i mbështet në mënyrë maksimale bizneset, ku ka edhe një departament që merret me investimet e diasporës.
Ndërsa, Vllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, tha se ky investim i kësaj fabrike është shembulli më i mirë se si të kalohet nga fjalët në vepra kur është fjala për investimet në vendin tonë.

“Njëri nga vëllezërit Krasniqi është edhe nënkryetarë i Unionit dhe është shumë e rëndësishme për neve që të kalojmë nga fjalët në vepra dhe kjo është sot shembulli më i mirë për të tjerët se si të investohet në vendin tonë”, tha Kelmendi.

“German Plast” është kompani gjermano-kosovare për prodhimin e tubave të ujësjellësit. E themeluar si rezultat i një investimi gjerman, përkrahur nga banka gjermane për zhvillim KfW, kompania “German Plast” filloi operimin në vitin 2015 me qendër në Junik. Kompania ofron produktet të një kualiteti të lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar, me makineri të teknologjisë së fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori