LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kërkesa e prindërve për mësuesen me mbulesë: Transferohet në shkollë tjetër (Video)

Miratohet kërkesa e prindërve për mësuesen me mbulesë: Transferohet në shkollë tjetër (Video)

220 nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, u janë rikthyer përsëri bankave shkollore, pas një jave të bojkotimit të procesit mësimor. Kjo ndodhi pasi, pa ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit, autoritetet komunale në Malishevë kanë marrë vendim që mësuesja e Matematikës, Fatmire Bujupi, ndaj së cilës ishin ankuar prindërit për shkak të mbulesës, të transferohet në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomiko-Juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.

“Procesi edukativo-arsimor ka filluar dhe gjithçka është në rregull. Zgjidhja është bërë nga Drejtoria e Komunës së Malishevës për arsim, duke e transferuar në një shkollë tjetër”, ka thënë drejtoresha e shkollës Bukurie Krasniqi, për Tribuna Channel.

Sipas saj, të gjitha orët e humbura të Matematikës do të zëvendësohen në ditët e fundjavës.


Komuna e Malishevës ka thënë se transferimi është bërë në bashkëpunim mes dy shkollave dhe ky ka qenë një vendim i nevojshëm.

Kërkesa e prindërve të nxënësve në shkollën fillore në Drenoc, kishte ngjallur reagime të mëdha në të gjithë Kosovën, duke rihapur edhe njëherë temën e shamisë në shkollat e Kosovës.

Edhe Ipeshkvia e Kosovës kishte dalë në mbrojtje të mësuese Bujupi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori