Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që do të përdorët si hyrje për Kosovën.
“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia është e regjistruar si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thënë Gjuriq për RTS, transmeton Klan Kosova.
“Ata kanë përdorur numrat +377 dhe +386, të Monakos dhe Sllovenisë, por tani do të përdoret një numër që është i regjistruar në Serbi. Dhe në qoftë se nuk e respektojnë marrëveshjen mund ta revokojmë. Ne kemi ata numra, ne japim atë në përdorim për një zonë gjeografike”, tha Gjuriq.
Gjuriq theksoi se kjo marrëveshje ka rritur vlerën e Telekomit të Serbisë, sepse tani është operatori i cili punon në të gjithë territorin e Serbisë – dhe siç e nënkupton Gjuriq territorin e Serbisë, i bie edhe brenda Kosovës.
Emisari serb për Kosovën është lëvduar edhe se tani Telekomi i Serbisë do të ketë qasje edhe në pjesën e Malit të Sharrit madje, dhe vende të tjera nëpër Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251