LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Velesi gjendet e vdekur në një banesë në Londër

Gruaja nga Velesi gjendet e vdekur në një banesë në Londër

Qytetarja nga Maqedonia (36 vjeç) me prejardhje nga Velesi është gjetur e vdekur këtë të martë në një banesë në Londër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një vajzë që për 15 vite ka jetuar dhe punuar në Londër. Ndërkohë ajo shpesh ka ardhë edhe në Maqedoni, më saktësisht në Veles.

Edhe sot, tre ditë pas vdekjes, nga Ministria për Punë të Jashtme nuk kanë informacione rreth vdekjes së qytetares së Maqedonisë./Telegrafi/