LAJMI I FUNDIT:

Valdete Daka: Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Valdete Daka: Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin me burg prej 7 vitesh Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Në bazë të këtij vendimi dhe bazuar në ligjet e Kosovës, komuna e Skenderajt do të duhej t’i nënshtrohej zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar brenda 45 ditëve.

Bazuar në ligjet e Kosovës, në rast dënimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muaj të një kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.


Mirëpo, Skenderajn siç duket nuk do ta përcjell fati i komunë së Drenasit, e cila me 4 dhjetor do të mbajë zgjedhjet për kryetar.

Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, Komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse i është konfirmuar dënimi Sami Lushtakut.

“Jo nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”, ka thënë shkurt Daka për Telegrafin.

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Lushtakun për veprën penale vrasje ku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vite burg.

Kështu gjykata i hoqi 12 vjet burg Lushtakut, por e dënoi me 7 të tjera për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori