LAJMI I FUNDIT:

Crotone sfidon Pescaran për shërbimet e Ajetit

Crotone sfidon Pescaran për shërbimet e Ajetit

Skuadra nga Serie A, Crotone po e sfidon Pescaran në garë për mbrojtësin shqiptar të Torinos, Arlind Ajeti.

Sipas medieve italiane, dy klubet e Serie A kanë shfaqur interes për lojtarin kuqezi, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos. Ajeti e nisi sezonin nga infermieria dhe tashmë që është rikuperuar plotësisht, nuk arrin të gjejë një vend në formacionin e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic. ]

Në këtë mënyrë, për 23-vjeçarin hapen dritare të reja afatin kalimtar në Itali. Paraqitjet pozitive të sezonit të shkuar me Frosinonen kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A, mes të cilave Crotone dhe Pescara që janë vënë në lëvizje për të forcuar sa më shumë repartin e tërhequr.


Kalabrezët kanë treguar mangësi të theksuara në mbrojtje gjatë këtij sezoni dhe një emër si Ajeti mund të ofrojë më shumë siguri. Në krahun tjetër, edhe Pescara ka nevojë për emra të besueshëm pas startit katastrofik të sezonit ku nuk ka siguruar ende asnjë fitore në fushë.

Dy skuadrat në fjalë janë në pritje për të mësuar qëllimet e Torinos pasi klubi nuk ka vendosur ende. Bovo dhe Ajeti janë në balotazh. Është presidenti Urbano Cairo ai që do të thotë fjalën e fundit dhe më pas Crotone e Pescara do të duelojnë për të fituar shërbimet e mbrojtësit italian ose atij shqiptar. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Kalo në kategori