LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira e një kampioni, Milito pensionohet nga futbolli (Foto/Video)

Lamtumira e një kampioni, Milito pensionohet nga futbolli (Foto/Video)

Lamtumira e një kampioni. Mbrëmjen e të shtunës Diego Milito i dha fund njëherë e përgjithmonë futbollit të luajtur, ashtu siç meriton.

Një festë spektoklare lamtumire e organizuar nga klubi i tij i parë, por njëkohësisht edhe i fundit, Racing Club de Avellaneda.

Shumë duartrokitje dhe shumë përqafime për El Principen, sulmuesin që shkroi historinë me Interin në sezonin 2009-2010 duke fituar tripletën e famshme. Milito mbylli gjithçka aty ku e nisi te Racing Avellenada, skuadra të cilën aq shumë e donte.


https://www.youtube.com/watch?v=ZDzKmmOTEwc

Lamtumira e Diegos vjen në moshën 37-vjeçare ashtu siç ai e kishte ëndërruar gjatë një feste madhështore të organizuar në nder të tij. Në Estadio Juan Domingo Peron të Buenos Aires-it, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një festë lamtumire ishin të shumtë tifozët që kishin ardhur të përshëndesnin nga afër idhullin e tyre në simfoninë e tij të fundit.

Përkrah miqve të tij më të mirë por edhe emrave më të cilët shkroi historinë te Interi si Javier Zanetti e Walter Samuel, Milito i dha fund futbollit të luajtur në mënyrën më të mirë. Shumë emocionuar El Principe falënderoi tifozët e Racing për mbështetjen:

Shumë legjenda në një foto.
Shumë legjenda në një foto.

“Po realizoj ëndrrën time të lë futbollin e luajtur me fanellën e Racing theksoi fillimisht 37-vjeçari. Milito falënderoi të gjitha klubet me të cilat ka luajtur në Evropë duke filluar nga Genoa për të vazhduar me Real Zaragozan e Interin.

Pikërisht klubit zikaltër ai i kushtoi një rëndësi të veçantë në deklaratat e tij: “Te Interi kam kaluar momente të paharrueshme, kam marrë shumë mbështetje nga tifozët por edhe nga i gjithë ambienti zikaltër, nuk mund ti harroj kurrë dhe aq më tepër në ditë si kjo”, nënvizoi El Principe, transmeton SuperSport.

Në futbollin evropian Milito debutoi me fanellën e Genoas në Janar të vitit 2005 në Serinë B. Në një sezon e gjysmë me ekipin ligur ai realizoi 33 gola në 59 ndeshje.  Nga Genoa te Saragoza për tu rikthyer sërish te Genoa dhe për të bërë përfundimisht hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Interin në verën e vitit 2009.

Nga princ në mbret!
Nga princ në mbret!

Në sezonin e parë me 30 golat e tij në të gjitha kompeticionet Milito udhëhoqi skuadrën zikaltër drejt fitimit të tre trofeve, kampionatit, Kupës së Italisë dhe mbi të gjitha realizoi 2 gola në finalen e Championsit ndaj Bayern-it, duke ndihmuar Interin ta fitonte këtë trofe pas 45 vjetësh. Karriera e tij ka pasur edhe ulje-ngritje por El Principe u largua si një kampion i vërtetë.

diego-milito-inter
Milito me trofeun e Ligës së Kampionëve

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori