LAJMI I FUNDIT:

Lawrence s’i ndal kritikat ndaj Trump, kërkon nga fansat të mos dëshpërohen përkundër zgjedhjes së tij për president (Foto)

Lawrence s’i ndal kritikat ndaj Trump, kërkon nga fansat të mos dëshpërohen përkundër zgjedhjes së tij për president (Foto)

Jennifer Lawrence u ka bërë thirrje fansave të saj të mos dëshpërohen pas fitores së Donald Trump. Ylli i “Hunger Games” ka qenë një mbështetëse e fortë e Hillary Clinton, e cila pritej të bënte histori, duke u shpallur presidentja e parë femër e SHBA-ve.

Por, pas kësaj fitore, aktorja hollivudiane ka vendosur të qëndrojë e fortë duke iu bërë thirrje fansave të bashkohen për të nxitur ndryshimet në muajt e parë të presidencës së republikanëve, transmeton TCH.

Nuk i ka kursyer as gjestet.
Nuk i ka kursyer as gjestet.

Në një letër të publikuar nga uebsajti “Broadly”, ajo shkruan: “A është kjo e vërteta e hidhur? Nuk ka rëndësi se sa shumë punon apo se sa i kualifikuar je, në fund të fundit, ti nuk je një mashkull. A është kjo, ajo çfarë mësuam nga e gjitha? Ky vend është ndërtuar nga emigrantët por sot, të vetmit njerëz që ndihen të sigurt dhe që iu respektohen të drejtat është raca e bardhë”.


Lidhur me protestat që kanë pushtuar gjithë vendin, ajo ka shkruar: “Ne nuk duhet të fajësojmë askënd, nuk duhet të dalim rrugëve për të protestuar. Ne duhet të mendojmë fort dhe qartë se çfarë do të bëjmë tani pasi ne nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën”.

Këta janë 41 të famshmit që janë shprehur kategorikisht kundër Donald Trumpit (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 41 të famshmit që janë shprehur kategorikisht kundër Donald Trumpit (Foto)

Jennifer gjithashtu iu ka bërë thirrje fansave për të mësuar mënyrat se si mund të mbrojnë planetin, femrat, emigrantet si edhe komunitetet e racave të ndryshme, të cilat Trump i ka sulmuar gjatë fushatës së tij. “Nuk di se çfarë do i thosha vajzës sime nëse do të isha në vendin tënd”, shkruan ndër të tjera Lawrence.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Xheneta Fetahu rikthehet me paraqitje atraktive: Ka një histori në sytë e saj

Xheneta Fetahu rikthehet me paraqitje atraktive: Ka një histori në sytë e saj

Magazina

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori