Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes.
Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjja e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar.
Kështu, shkencëtari britanik Roger Penrose ka hedhur së fundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin.
Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjja, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në quantum.
Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.
Për të përditshmen britanike “The Sun”, Roger shpehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t’u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë.
Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.
“Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt”, shprehet ai.
Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë.
Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'