LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang kthehet pas suspendimit, Tuchel beson në të

Aubameyang kthehet pas suspendimit, Tuchel beson në të

Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang ka kaluar suspendimin nga klubi i tij.

E pas suspendimit ai do të jetë sot titullar për skuadrën e tij Borussia Dortmund.

Dortmund do të udhëtoi në drejtim të Hamburgut për tu përballur me skuadrën në krizë të rezultateve.


Trajneri Thomas Tuchel ka thënë se beson në aftësitë e sulmuesit nga Gaboni.

Sanksioni ndryshoi dinamikën e skuadrës, por marrëdhënia ime e besimit me të mbetet e njëjtë. Kam besim se Aubameyang do të dijë si ta kalojë këtë. Çështja ka kaluar tashmë”, deklaroi Tuchel i cili beson në fitore ndaj Hamburgut.

“Kundërshtari ynë po kalon një moment të keq por nuk do të jetë e lehtë t’i mposhtim. Gjithsesi ne do të kërkojmë vetëm tri pikët”, tha Tuchel. /Telegrafi/