LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema i mërzitur pas një tjetër zëvendësimi

Karim Benzema i mërzitur pas një tjetër zëvendësimi

Nuk ka rëndësi nëse ai ishte mes më të mirëve në fushë, apo faktit që shënoi gol, Karim Benzema duhej të ndërpriste ndeshjen më herët se bashkëlojtarët e tij për shkak të një tjetër zëvendësimi taktik.

Zinedine Zidane vendosi të largoje nga fusha sulmuesin pas 65 minutave, duke e zëvendësuar atë me anësorin Lucas Vazquez.

Në 10 startet që i janë dhënë në sezonin 2016/17 ndërmjet Ligës së Kampionëve dhe La Ligas, Benzema është zëvendësuar në 9 raste, diçka që ka filluar ta bezdisë.

benzi

Edhe pse ai nuk i shfaq emocionet në raste të tilla, në ndeshjen e mbrëmshme e kishte të pamundur të fshehë zhgënjimin.

28 vjeçari hoqi dorezat me nxitim dhe nuk e shikoi askënd nga stoli.

Jo vetëm që u zëvendësua, por Benzema ishte poashtu lojtari i parë që u nxjerr nga fusha nga trajneri Zinedine Zidane, që shërbeu vetëm për të rritur frustrimin e tij.

Real Madridi përfundoi me një rezultat zhgënjyes 3-3 në vizitën në Varshavë dhe tashmë duhet të bëjnë akoma për të siguruar një vend mes 16 më të mirëve.