LAJMI I FUNDIT:

​Enrique: City do të na sulmojë për 90 minuta

​Enrique: City do të na sulmojë për 90 minuta

Luis Enrique është i vetëdijshëm për rrezikun që i vjen nga Manchester City.

Barcelona e mposhti skuadrën angleze dy javë më parë me rezultat të thellë 4:0, por përkundër kësaj skuadra angleze shfaqi një lojë shumë të mirë dhe e vuri në vështirësi skuadrën e Enriques.


Trajneri i katalansve pret që skuadra e Guardiolas të jetë agresive dhe do të bëjë të pamundurën për të dalë fituese nga kjo sfidë.

“Pres një lojë të ngjashme sikurse ajo e kaluara”, ka thënë Enrique në konferencën para ndeshjes. “Nuk mendoj se ata mund të jenë më shumë agresivë sesa që ishin në përballjen e shkuar, pasi që edhe në Camp Nou, City tregoi lojë të mirë”.

“Do të jetë një sfidë e shumë luftuar, pasi që të dy ekipet kemi objektiva të njëjta”.

“Kemi filozofi identike si ne ashtu edhe ata. Luajmë më shumë me topin dhe bëjmë presing në tërë fushën”.

Barcelona kryeson Grupin C me nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para.