LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet formimi i Klubit të biznesit mes Maqedonisë dhe Serbisë

Paralajmërohet formimi i Klubit të biznesit mes Maqedonisë dhe Serbisë

Klubi i biznesit i Maqedonisë dhe Serbisë pritet të formohet në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëruan odat ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë në forumin e biznesit në Beograd, në të cilin takime të drejtpërdrejta patën përfaqësuesit e qindra kompanive nga të dy vendet. Mbështetje për iniciativën, biznesmenët morën edhze nga presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Gjorge Ivanov dhe Tomisllav Nikoliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Interes i përbashkët është që dy vendet dhe ekonomitë tona të jenë të ndërlidhura mirë në mënyrë infrastruklturore, që t’u mundësojmë standard më të lartë të jetës qytetarëve dhe kushte më të mira ekonomike komuniteteve afariste”, tha Ivanov gjatë fjalimit në forum.

I informoi biznesmenët se ai dhe kolegu i tij serb kanë arritur marrëveshje për projektin për ndërlidhje të Vardarit, Moravës dhe Danubit me Detin Egje. Me ndërtimin e kanalit shkurtohet më shumë se 1.200 kilometra rruga lundruese.


Këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve është në nivel të kënaqshëm, tha presidenti serb Nikoliq, por ekziston hapësirë për rritje të tij me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

mesatarisht në vit, këmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë është rreth 700 milionë dollarë, ndërsa vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka paraqitur rreth 340 milionë dollarë.

Ivanov ndodhet për vizitë pune në Serbi në kuadër të shënimit të 70-vjetorit tëp ardhjes së maqedonasve në Vojvodinë. Ai pati takim me nikoqirin e tij, Tomisllav Nikoliq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori