LAJMI I FUNDIT:

‘Depolitizim urgjent të organizatave të të rinjve’

‘Depolitizim urgjent të organizatave të të rinjve’

Partia Liberal Demokratike për të Rinjtë në Maqedoni, ka kërkuar urgjentisht depolitizimin e organizatave të të rinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Agjencia për të rinj dhe sport nuk duhet të lejojë politizimin e politikave të të rinjve në shtet, sepse të rinjtë janë avangarda dhe bartës të mendimit të lirë në shoqërinë tonë’


Rinia Liberale Demokratike qëndron për pjesëmarrje të barabartë dhe fer të të gjithë të rinjve në proceset e sjellura rinore politike’.

Nga atje supozojnë që Agjencia për të rinj dhe sport të lejojë të rinjtë ta përsëritin procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit rajona, me çka, thuhet, përsëri do ta kthejë tashmë besimin e humbur te të rinjtë në Maqedoni. /Telegrafi/